Vizita e Papës në Irak, Biden: Simbol i shpresës për të gjithë botën!

09/03/2021 04:04

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, vizitën e Papa Françeskut në Irak e ka quajtur “simbol të shpresës për të gjithë botën”.

“Vizita e Papa Françeskut ishte historike dhe e mirëpritur për vendin. Ajo dërgoi një mesazh të rëndësishëm, siç tha vetë Papa Françesku se vëllazëria është më e qëndrueshme se vëllavrasja, se shpresa është më e fuqishme se vdekja, se paqja është më e fuqishme se lufta”, tha Biden.

Presidenti amerikan e quajti Irakun “shtëpi e një prej komuniteteve krishtere më të vjetra dhe më të larmishme në botë”.

“Të shohësh Papa Françeskun duke vizituar vendet e lashta fetare, përfshirë vendlindjen bibile të Abraham-it, të kalojë kohë me Ayatollah Ali al-Sistani në Najaf dhe të kryejë lutje në Mosul, qytet që vetëm disa vjet më parë duroi prishjen dhe intolerancën e grupit si ISIS (DEASH), është simbol i shpresës për të gjithë botën”, shtoi Biden.

Papa Françesku mbërriti në Irak të premten, duke shënuar vizitën e parë të këtij vendi nga një papë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA