Top Story/ Përfshirja e Shkëlzen Berishës ne aferën e Gërdecit, çfarë deklaronte Kosta Trebicka

09/03/2021 22:51

Paligjshmëritë që sollën tragjedinë e Gërdecit ishin vetëm pjesa e dukshme e historisë.

Fokusi i këtij dokumentari, nuk është tragjedia që u shkaktua nga shpërthimi, por vdekja e mistershme e Kosta Trebickës, njeriut që zbuloi skemën kriminale të Gërdecit. Por, le ti marrim gjërat me radhë.

Në kohën që ishte ngritur punishtja e Gërdecit, një kompani amerikane e quajtur AEY, interesohej për municione kallashnikovi. Në Shqipëri gjendeshin me shumicë. Në lojë ishin plot 298 milionë dollarë që Departamenti Amerikan i Mbrojtjes financonte për furnizimin e ushtrisë afgane.

Drejtuesi i kompanisë, 22-vjeçari Efraim Diveroli, lidhet me përfaqësuesit e MEICO-s në Tiranë. Çuditërisht, në mes të kësaj marrëdhënie kontraktuale futet një zviceran misterioz. Ishte Henry Tomei, një trafikant armësh i skeduar nga Departamenti i Shtetit.

Skema ishte e tillë: kompania e Tomeit “EVDIN”, blinte nga MEICO municionet me një çmim prej 22 dollarësh për 1 mijë copë dhe ia shiste AEY për 40 dollarë. Diveroli fut në biznes Kosta Trebickën, i cili do të bënte paketimin e fishekëve.

“Absolutisht, s’kisha asnjë lloj lidhje politike, thjesht biznesi im ishte i listuar në Dhomën Amerikane të Tregtisë, dhomën amerikano shqiptarë ta saktësoj mirë, kompania amerikane komtaktoi me dhomën e tregtisë, dhe morën natyrshëm miratimin e tyre edhe të kontaktonin direkt me biznesin tim”, u shpreh Kosta Trebicka, Biznesmen/Arkivë 2008

Kur do të niste dërgesën e parë në Afganistan, Diveroli mëson nga këshilltari i tij në Tiranë Aleks Podrizki, se ato ishin kineze. Blerja e municioneve kineze binte në kundërshtim me legjislacionin e SHBA. Diveroli urdhëroi zhdukjen e çdo gjurme kineze nga municionet, proces që realizohej përmes ripaketimit nga Trebicka.

“Unë mendoj që MEICO, e ka sabotuar kontratën e shitjes në Afganistan, pse e detyroi të blinte fishekë kinezë, ç’kushte e detyroi? Cili ishte inventari? Sa fishekë kemi në magazine që mendoj se ishte 1.2 miliardë. Sa ishte sasia e fishkekëve kinezë? Ishte 300-400 milionë. Sa ishte sasia e fishekëve shqiptarë? Mund të ishte 700-800 mln, në një kërkesë 500-600 sa ishte kërkesa ushtrisë amerikane, pse nuk u furnizuan me fishekë shqiptarë por u furnizuan me fishekë kinezë?” Kosta Trebicka, Biznesmen/Arkivë 2008

Trebicka, informoi Diverolin se zyrtarët shqiptarë, po i’a hidhnin me futjen në lojë të Tomeit. Ai i sugjeron të lidhë kontratë direkt me MEICO, pasi Zvicerani fitonte dyfish vetëm duke bërë rolin e ndërmjetësit. Pra, ai përfaqësonte interesat e njerëzve me pushtet.

I pyetur aso kohe nga Top Channel nëse paratë e Tomeit shkonin te shqiptarët, Trebicka e la gjithçka të nënkuptuar.

“Nuk mund të mendoj dotë në këtë pikë dhe s’mund të hedh hipoteza sepse do jenë tepër të rënda për cilindo qoftë, janë tagra të organeve investiguese.” Kosta Trebicka, Biznesmen/Arkivë 2008

“Fitimi këtu u duk që ishte shumë i madh, por kishte një problem, donin të largonin Kostën, pse të fuste duart e merrte një pjesë të fitimit, këtu i bën një bllokim artificial e cila u pasqyrua në komunikimet që ky pati me amerikanët që thotë më kanë bllokuar, janë njerëz shumë të fuqishëm” u shpreh Ferdinand Dervishi, Gazetar.

Emisioni i plotë:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA