Protesta dhe festa në botë pas sulmeve ndaj Iranit, 23 të vrarë në Pakistan, përplasje pranë konsullatës amerikane
Të paktën 17 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 400 janë plagosur në një seri shpërthimesh në një bazë ushtarake në Guinean Ekuatoriale. Sipas BBC, shpërthimet e së dielës në qytetin kryesor, Bata, u shkaktuan nga djegia e kallamishteve nga fermerët dhe neglizhenca në ruajtjen e dinamitit në bazë.
Pothuajse të gjitha ndërtesat dhe shtëpitë në qytet pësuan “dëme të mëdha”, tha Presidenti Teodoro Obiang Nguema. Pamjet e publikuara tregojnë njerëz që kërkojnë për të mbijetuar në rrënoja, ndërsa ekziston frika se numri i viktimave mund të rritet për shkak se ka ende shumë persona që kanë mbetur nën gërmadha.
Në një deklaratë, Presidenti Obiang Nguema tha se shpërthimet ishin shkaktuar “nga neglizhenca e një njësie të ngarkuar me kujdesin dhe mbrojtjen e vendeve ku ruhej dinamiti dhe eksplozivët” në bazën ushtarake Nkoantoma. Ai tha se baza “mori flakë për shkak të fermerëve fqinjë që pastronin tokën bujqësore duke e djegur atë”. Presidenti bëri thirrje për ndihmë ndërkombëtare.
Ministria e shëndetësisë tha se 420 persona të plagosur po trajtoheshin në spitale dhe bëri thirrje për punëtorë vullnetarë shëndetësorë që të shkojnë në Spitalin Rajonal Bata.
Top Channel