“Qytetarët në Tiranë do zgjedhin mes 2 pensionistëve”/ Rama: Luli në krye të listës si dhëndër, do martohet me 25 prill

09/03/2021 14:00

Nuk kanë munguar as batutat nga Kryeministri Edi Rama, i cili në një konferencë për mediat ka komentuar listat e rivalëve të tij politikë për zgjedhjet e 25 prillit.

Rama: Ça do Vangjel Dulja në Tiranë, apo se nuk e voto më njeri as në minoritet në Sarandë as Gjirokastër. E futët për ti thënë të djathtës që doni s’doni hani Vangjelin? Se Mesilën e kuptoj, e kanë futur se do të më lidhi mua me zinxhir, mbasi dogji palmën te kryeministria.

Edhe Luli në krye të listës, se dhëndëri vihet gjithmonë në ballë dhe gjithi fisi mbrapa për të shkuar në dasmë dhe nga ana tjetër nusja është në ballë dhe SPAK dhe OFL nga mbrapa. Dhe do të martohen bashkë me 25 prill me bekimin e shqiptarëve.

Rama ta se në Tiranë, qytetarët do duhet të zgjedhin një nga 2 pensionistët, Sali Berishën ose Luljeta Bozon.

“Jam unë i zhgënjyer, qytetarët e Tiranës kanë mundësinë të zgjedhin mes 2 pensionistëve Luljeta Bozos dhe Sali Berishën. Kjo është e reja që sjell PD për pensionistët. Për çfarë të votojnë Berishën? Për t’i marrë dhe të djegin palma? Shumë e habitshme dhe nuk dua të përmend emra të tjerë se nuk është çështje emrash, por fenomeni”,tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka komentuar një e nga një pjesën kryesore të emrave në listën e PD-së për Tiranën. Ai është ndalur te Fatmir Mediu, Vangjel Dule, Shpëtim Idrizi, aleatët e Bashës që sipas tij janë futur në listë për të mos i ngelur hatri, dhe kurrsesi nuk mund të jenë skuadra fituese.

“Nuk shoh një skuadër që është futur për të fituar ndeshjen, por që në fushë të futen lojtarët që të mos i mbetet hatrit, ne jemi futur për të fituar ndeshjen, duke pasur të qartë objektin qark për qark që të kualifikohemi për të vazhduar për para. Në tiranë Kapiteni është Sali Berisha dhe ku janë me radhë një në 2 fosilet e Shqipërisë, Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule, dhe natyrisht Desdemona, Dash Shehi. Kjo është një skuadër që njëri të mos dehet në stol, tjetri të mos marrë stolin, tjetri të mos vjedhë stolin. Me këtë Shqipëria fiton? Më Fatmir Mediun? Me atë fitojnë pronarët që ka që ditën që vdiq Sabri Godo që i mori vulën e futi në xhep dhe me atë vulë vetëm një certifikatë prone, vendin si deputet në parcelën e PD-së, Shpëtim Idrizi, sekseri i Camërisë që zgjohet nga gjumi në orën dy dhe del i buhavitur dhe i hap luftë Greqisë dhe pastaj shkon zyrë më zyrë për të kërkuar vende pëllumbash në administratë që t’i shesë majtas e djathtas”, u shpreh Kryeministri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA