Plani i SHBA për sulme/ Alarmohet Kremlini, goditja brenda tre javësh

09/03/2021 20:55

Raportimi i New York Times se Shtetet e Bashkuara po përgatisin një valë sulmesh shpaguese kibernetike ndaj Rusisë, e kanë alarmuar Kremlinin sipas mediave të huaja.

Të bindur se pas ndërhyrjes ne sistemin e kompaninë SolarWinds në dhjetor 2020 që çoi në kompromentimin e sistemeve kompjuterike të qeverisë amerikane si dhe të shumë përdoruesve private qëndron Moska, amerikanet thuhet të jenë duke përgatitur një seri goditjesh të fshehta kibernetike ndaj rrjeteve ruse.

Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë Jake Sullivan tha muajin se  Uashingtoni do të përgjigjet brenda disa javësh, jo muajsh. NYT citonte zyrtarë anonimë, të pohonin se Uashingtoni po planifikon një seri kundërsulmesh në rrjetet ruse, në shenje hakmarrje ndaj hakimit SolarWinds, e madje sipas tyre, hapi i parë do të hidhet në tre jave.

Raporti theksonte se veprimet mund jenë të qarta për presidentin rus Vladimir Putin dhe inteligjencën ushtarake, por jo edhe për pjesën tjetër të botës. “Ky është një informacion alarmues, dhe mund te përbëjë krim kibernetik ndërkombëtar”, mësohet të ketë thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Lajmi erdhi në kohën kur qeveria amerikane paralajmëroi për një sulm madhor kibernetik që shënjestron serverët e gjigantit Microsoft, e që sipas amerikanëve, mund të jetë i lidhur me Kinën.

Top Channel