Gjylameti në listën e qarkut Korçë: Besimplotë se në përgjegjësinë e re do t’i japim fitoren PS-së

09/03/2021 14:13

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, e zgjedhur si kandidate në listën e Partisë Socialiste të qarkut të Korçës, u shpreh sot besimplotë se në përgjegjësinë e re do të jemi një ekip i cili do të gjendet pranë çdo familjeje pogradecare për t’i dhënë fitoren Partisë Socialiste në rrugëtimin e saj për të ndërtuar një vend më të mirë për fëmijët tanë.

“Sot nisim një rrugëtim të ri. Shumë e lumtur që pas dy mandatesh, si përfaqësuese e kryeqytetit më është besuar të jem pjesë e ekipit fitues të qarkut Korçë e mbi të gjitha të përfaqësoj qytetin tim të origjinës, Pogradecin”, tha ajo.

“Mikpritës të rrallë, gjithmonë krah zhvillimit, përcjellës të vlerave më të mira të shoqërisë dhe familjes, kontribues të artit e kulturës, mbështetës të vizionit të Partisë Socialiste si e vetmja forcë progresiste që sjell zhvillimin e shoqërisë dhe vendit”, tha Gjylameti.

Ajo falënderoi ekipin e Njësisë nr. 14 dhe të Kasharit për punën e palodhur dhe energjinë e pashterueshme për të dhënë maksimumin e fitores si dy zona me potencial për Partinë Socialiste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA