Një sasi e vogël lëndë plasëse ka shpërthyer në oborrin e një banese në fshatin Halil në Fushë Krujë.
Policia bën me dije se banesa është e pabanuar ndërsa janë shoqëruar disa persona të dyshuar, të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Fushë Krujë/Informacion paraprak
Më datë 09.03.2021, në orën 21:50, në fshatin Halil, Fushë Krujë, në oborrin e banesës së pabanuar të shtetasit A. P., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, nga e cila ka vetëm dëme materiale.
Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona të dyshuar të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Top Channel