Faktet e reja për dosjen “Trebicka”/ Top Story: U aksidentua apo u vra dëshmitari i skandalit të Gërdecit

09/03/2021 19:42

13 vite më parë në Gërdec shpërtheu fabrika e demontimit të municioneve duke lënë pas 26 viktima dhe qindra të plagosur.

Ngjarja nxori zbuluar trafikun e municioneve kineze drejt Afganistanit dhe implikimin e pushtetarëve në një aferë që shkelte ligjet e një vendi aleat si Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Paketuesi i municioneve Kosta Trebicka, publikoi prova dhe përgjime që zbërthyen skemën por mbeti i vdekur në një aksident misterioz.

Në dokumentarin e kësaj të marte, Top Story do të publikojë për herë të parë dosjen e plotë hetimore “Trebicka”.

A e vranë Kosta Trebickën apo ngjarja që i mori jetën ishte aksident…? Çfarë ndodhi këto vite me dosjen? Një sërë provash të rëndësishme të zbuluara në këtë dokumentar sugjerojnë mundësinë e një piste të re.

Dëshmi dhe informacione të papublikuara kurrë më parë që hedhin më shumë dritë mbi vdekjen misterioze të denoncuesit të aferës së municioneve….

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA