Ekonomia, një vit në pandemi/ Ekspertët mendojnë se ringritja nis në gjysmën e dytë të vitit 2021

09/03/2021 19:54

Marsi i vitit 2020 do të shënonte edhe rastet e para e koronavirus në vend.

Covid-19 nuk do të ishte vetëm një emergjencë shëndetësore, por edhe një sfidë për ekonominë e brishtë shqiptare të prekur edhe nga tërmeti. 3 muaj karantinë totale do të godisnin jo vetëm buxhetin e shtetit, por edhe të ardhurat e qytetarëve. Por, vijmë sot një vit më pas. Çfarë po ndodh me ekonominë shqiptare, si po performon sot ajo?

“2021 prapë do jetë një vit problematik, inflacioni është i ulët dhe tregon se ekonomia po punon në vështirësi. Vazhdojnë pikëpyetjet dhe sidomos për turizmin dhe sektorët e tjerë të lidhur me të, ndërsa shërbimet preken nga ora policore por besoj është drejt normalitetit, edhe pse një pjesë nuk e përballuan dot goditjen. Ka pasur edhe një ristrukturim të konsumit, që shpreh vështirësitë e familjeve shqiptare.” Adrian Civici, ekspert për ekonominë.

“Ky 6-mujor do jetë i vështirë sepse turizmi ka një plagë të madhe. Të gjithë aktorët bizneset, investimet e huaja, investimet private e aq më tepër jemi në vit elektoral do ketë problem në injektimin e parasë. Kemi mangësi në konsum, rënie të biznesit. Borxhi publik është rritur dhe situate ekonomike është e rënduar.” Majlind Lazimi, ekspert për ekonominë.

Nisur nga panorama pesimiste e të gjithë treguesve të ekonomisë, ekspertët e vlerësojnë se rikuperimi do të jetë i ngadaltë dhe do të kërkojë kohë.

“Duke shpresuar që në 2022-2023 të fillojmë një process rritje ekonomike më normale që të kemi kapacitetin e plotë të shfrytëzimit të të gjitha burimeve. Nuk mund të jetë më ai normalitet dhe strukturë që kemi pasur para pandemisë.” Adrian Civici, ekspert për ekonominë.

“Situatën ekonomike e 2019 nuk e arrijmë dot në 2021. Në rastin më të mirë do jetë në 2022. Ekonomia mund të rritet në pjesën e dytë të këtij viti. Mbi 95% mbështetet te bizneset e vogla e të mesme sigurisht rikuperimi i biznese sidomos të vogla do kërkojë kohë, më shumë kredi e likuiditet. Por, duhet një fond shpëtimi cilado qeveri që vjen në pushtet.” Majlind Lazimi, ekspert për ekonominë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA