Kryeministri Edi Rama ka dhënë shpjegimin ditën e sotme se përse Ditmir Bushati është jashtë listës së PS-së në zgjedhjet e 25 prillit.
Ai tha se ai nuk ka punuar aq sa duhet për vendin dhe qytetarët qëkur u ndryshua si drejtues i Shkodrës.
“Ditmir Bushati ka ardhur tek unë e më ka thënë dua të bëhem sekretar i OSBE dhe unë i kam thënë po do të kesh mbështetjen time, ai ishte një nga kandidatët, i kemi dhënë të gjithë mbështetjen, duke qenë kryetar i OSBE e duhej të zgjidhej katërshja. Deri në fund e kam mbështetur sepse përtej debateve mund të kem me të debat në një nivel konceptual një sekretar i OSBE nga Shqipëria shqiptar do të ishte kryevepër, unë kam mbështetur
Ditmir Bushatin dhe Shqipërinë. Shokët e Ditmirit janë tek kufiri sepse përveç punës si ministra kanë punuar, kanë mbjellë e kultivuar në terren me njerëzit përditë të korrurat e 25 prillit. Ndërsa Ditmir Bushati ditën e parë që u ndryshua si drejtues Shkodrës ka zbritur nga treni, nuk është shfaqur në asnjë aktivitet. Unë skam asgjë me Ditmir Bushtin, ai thotë të vetat unë them të miat, ai duhej të kishte punuar tokën e të ishte si shokët e vet. kështu që nuk është personale. Kush është lart duhet të rrijë poshtë çdo ditë, nuk e mas unë një lojtar të PS që është pjesë e lidershipit të PS. Prandaj Bushati nuk është në skuadër. Shpresoj ta kapi treni prap, në tren të hipën partia por nëse rrin apo zbret e vendos vetë”, tha Rama.
Top Channel