Protesta dhe festa në botë pas sulmeve ndaj Iranit, 23 të vrarë në Pakistan, përplasje pranë konsullatës amerikane Ushtarët izraelitë plagosën një palestinez me pretendim për “tentim për sulm me thikë” në Bregun Perëndimor të okupuar.
Në deklaratën e ushtrisë izraelite thuhet se, “Një palestinez u përpoq të sulmonte me thikë një ushtar izraelit në qytetin Tubas, ku ushtarët izraelitë ndodheshin aty për një operacion. Në atë kohë, një ushtar tjetër e neutralizoi duke qëlluar sulmuesin”.
Në deklaratë, thuhet se ushtari ishte plagosur lehtë dhe ishte trajtuar në vendin e ngjarjes.
Sipas një informacioni nga burimet palestineze, ushtarët izraelitë plagosën një palestinez me pretendim për “tentim për sulm me thikë” në qytetin e Tubas.
Një grua palestineze u arrestua
Nga ana tjetër ushtria izraelite njoftoi arrestimin e një gruaje palestineze e cila hyri në një fermë hebreje pa leje në Bregun Perëndimor.
Gjithashtu thuhet se gruaja palestineze, identiteti i së cilës nuk u bë i ditur “u përpoq të sulmonte” kolonën hebreje me thikë.
Ndërsa në lidhje me incidentin nga autoritetet palestineze nuk u bë asnjë deklaratë.
Top Channel