Kryeministri Edi Rama, në një komunikim live ndërsa foli për emigracionin dhe akuzat e opozitës se nga vendi po ikin gjithnjë e më shumë qytetar, tha se trendet e ikjeve kanë qenë dhe do të vazhdojnë gjithmonë.

Rama duke përmendur regjimin komunist, tha se efekti i kundërt i atyre 45 viteve, nuk mund të mos ishte aq ekstrem sa tkurrja e madhe e popullsisë.

“Prej tre dekadash, më shumë kemi ikur se sa jemi kthyer dhe këtë fakt askush nuk e ndryshonte dot. Sepse efekti i kundërt i atyre 45 vite nuk mund të mos ishte aq ekstrem se sa ajo tkurrje deri ën fund e vetë popullit,. Këto tre dekada kanë koinciduar edhe me dallgët e furishme të një emigracioni të paparë në historian e botës. Po kush mund ta përmbante këtë furi biblike pa cenuar lirinë e lëvizjes drejt atyre vendeve ku niveli i jetesë është shumë i lartë se sa në shkretëtirën që la pas partia komuniste në gjysmën e Europës.

Me kë mund të krahasoheshin shifrat e prapambetjes shqiptare me gjysmën e kësaj Europe komuniste? Ishte e tejskajshme. Krahasuar me vetveten, Shqipëria ka bërë në 30 vitet e fundit progresin më të madh se krejt vendet e tjera –ish komunist, krahasuar po me veten. Falë keqqeverisjes kronike, Shqipëria i shkaktoi vetes dëme dhe vonesa që asnjë vend tjetër ish-komunist nuk i pësoi në kurriz. Shqipëria doli vendi më i torturuar mendërisht nga komunikimi.

Pa emigracionin masiv, Shqipëria do të ishte një i vdekur klinik, shtrirë përtokë në mes të Europës. Imagjinojeni vetë se sa shumë kohë humbëm duke vjedhur dritat, duke shpërdoruar ujin, duke rrumpallizuar arsimin, lënë pas dore shëndetësinë, tribalizuar administratën e kështu me radhë. Humbëm shanse të mëdha për një gjeneratë që lindi në vitet 1990 dhe u rritën në një rrëmujë. Sikur reformat që ne nisëm 7 vite më parëm, të ishin nisur 27 vite më parë, patjetër që Shqipëria do të ishte më e pasur e më e zhvilluar”, tha kryeministri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA