Kodi i ri elektoral ua vështirësoi pjesëmarrjen në zgjedhje jo vetëm partive të reja, por edhe subjekteve të cilat hoqën dore nga mandati i deputetit.
Sipas ndryshimeve ne ligjin zgjedhor këto subjekte politike do duhet t[i shoqëronin listat e kandidateve me 5 mijë firma mbështetëse në mungesë të një mandati deputeti.
Por, burime të gazetares Elda Menga pranë dy selive të partive konfirmuan për Top Channel se Lëvizja për Ndryshim dhe Lëvizja Socialiste për Integrimin nuk i kanë shoqëruar listat e kandidateve me firma mbështetëse, por zgjodhën një taktikë tjetër.
Gazetarja Elda Menga raporton se partia e Jozefina Topallit është mbështetur nga deputetja Edlira Hyseni, e cila gëzoi mandatin e deputetit pasi LSI braktisi Parlamentin.
Ndërsa LSI ka siguruar mbështetjen e deputetit Gjetan Gjetani, i cili u përjashtua nga PS në fillim të legjislaturës.
Kodi Zgjedhor parashikon se partitë që nuk kanë mbështetjen e deputeteve duhet të depozitojnë në KQZ 5 mijë firma mbështetëse për kandidatët e tyre për deputet, por kjo pikë bie në rast se lista mbështetet nga një mandat ligjvenesi i Parlamentit aktual.
Top Channel