Gjoni s’do të kandidojë për deputet më 25 prill: Ju bëj thirrje që të shkoni dhe t’i vini kryq fletës së votimit

08/03/2021 11:31

Deputeti Ralf Gjoni konfirmoi sot gjatë seancës së kuvendit se nuk do të kandidojë më 25 prill.

Gjoni bëri u bëri një thirrje qytetarëve që të shkojnë në qendrat e votimit dhe të vendosin një kryq në fletën e votimit.

 “Ja ku jemi, sërish me renditje. Me këtë sistem renditje më vjen keq, të nderuar kolegë të opozitës, nuk e ndjej dot veten mjaftueshëm për të garuar në këtë garë dhe këto zgjedhje të vjedhura. Falënderoj forcat e opozitës që më ftuan. Nuk e ndjej veten të fortë për të garantuar numërimin e votës time. Ky sistem do të vjedhës sërish votën. Votën e diasporës e tall dhe e pështynë. Ju bëj thirrje që të shkoni dhe t’i vini kryq fletës së votimit”, Gjoni.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA