Franca regjistroi 21.825 raste të reja të COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në mbi 3,9 milionë.

Sipas një deklarate nga Instituti i Shëndetit Publik njoftohet se 130 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, me çka numri i viktimave ka arritur në 88.600.

Në spitale vazhdojnë trajtimin 24.818 persona, prej të cilëve 3.743 në kujdes intensiv, ndërsa numri i pacientëve që janë lëshuar nga spitali ka arritur në 265.295.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka tejkaluar 3,77 milionë.

Në ndërkohë, Franca i ka dhuruar Sllovakisë 15 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, bëri të ditur Ambasada e Francës në Bratislavë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA