Partia Lëvizja për Ndryshim është e para që dorëzoi listat shumëemërore në KQZ për zgjedhjet e 25 prillit.

Jozefina Topalli kryeson listën e qarkun e Tiranës, Durrësit, Lezhës dhe Shkodrës.

Dashamir  Tahiri, i cili më parë ka qenë pjesë e PDIU-së së Shpëtim Idrizit, kryeson në listën e kandidatëve të qarkut të Vlorës.

Evald Serreqi kryeson në qarkun e Elbasanit, kurse Miranda Haxhia kryeson në listën e qarkut të Beratit. Në listën e Dibrës kryeson Sandra Xheleshi.

Adile Gjoka kryeson në listën e kandidatëve në Gjirokastër. Elsa Domi kryeson në qarkun e Kukësit.

Aleksandre Petre kryeson në Korçë, ndërsa Najada Halilosmani kryeson në listën e qarkut të Fierit.

Për partitë politike në vend, dita e sotme është afat i fundit që të dorëzojnë emrat e kandidatëve për deputetë që do të garojnë për zgjedhjet e 25 prillit.

Afati i fundit për dorëzimin e këtyre listave pranë këtij institucioni është ora 00:00. Kujtojmë se opozita e bashkuar ka lidhur në marrëveshje parazgjedhore, ku përfshihen PD, LSI dhe aleatët e tyre, ndërsa PS nuk ka bërë deri tani asnjë marrëveshje.

Ndërkohë që kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi dhe presidenti Ilir Meta i janë drejtuar me një kërkesë qeverisë, ministrisë së Brendshme dhe Kuvendit që të shtyhet afati i kartave të identitetit që skadojnë para 25 prillit.

Ndërkaq dje ambasadorja amerikane,  Yuri Kim bëri paralajmërimin e fundit për partitë politike, ku u kujton që kandidatët duhet të jenë të pastër, ndërsa tha se shqetësimi më i madh i votuesve shqiptarë janë korrupsioni, mungesa e transparencës dhe pandëshkueshmëria.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA