Deputetja Gjermeni flet për largimin nga PS: U përpoqa të sjell ndryshimin!

08/03/2021 17:11

Një emër tjetër i njohur në Partinë Socialiste nuk do të jetë më në listat e kandidatëve për deputetë të PS.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar largimin e Eglantina Gjermenit, e cila ka qenë ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit në mandatin e parë të qeverisë Rama.

Në mesazhin e Kryeministrisë thuhet ndër të tjera se se Vasilika Hysi dhe Eglantina Gjermeni, sollën në PS vlera e kontribute të reja dhe për 12 vjet rresht e përfaqësuan PS me dinjitet e profesionalizëm, në Kuvend e në Qeveri.

Vetë kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohje për kontributin e saj në përmirësimin e legjislacionit mbi barazinë gjinore.

“Mirënjohje gjithmonë në këtë Ditë të Gruas, dy bashkëpunëtoreve simbol të promovimit të legjislacionit mbi barazinë gjinore, të drejtat e grave, fëmijëve, minoriteteve dhe kundër dhunës ndaj gruas; dy aktivisteve shembullore të Shoqërisë Civile, që sollën në PS vlera e kontribute të reja dhe për 12 vjet rresht e përfaqësuan PS me dinjitet e profesionalizëm, në Kuvend e në Qeveri, Vasilika Hysi dhe Eglantina Gjermeni”, thekson Rama.

Në fjalën e saj të “lamtumirës” nga PS, Englantina Gjermeni ka treguar se si ka qenë rrugëtimi i saj në politikë.

“I thashë po un kam pak emocione, kur të mos kesh emocione duhet të ikësh nga politike, Po iki para kohe, mendoj që ka qenë një periudhë e jashtëzakonshme, kam mësuar, jam rritur, u jam mirënjohëse të gjithëve që më kanë mbështetur, PS, juve, kam pasur fati të kandidoj në Krujë, Lushnje dhe jam ndjerë e vlerësuar, çështjen e grave që e kam përemër jam munduar ta ruaj me fanatizëm dhe më vjen mirë që jemi më shumë gra, është një kontribut që dua ta vazhdoj, përveç mirënjohjes dhe faktit që mirënjohja është një tjetër ndjenjë. Kam thënë nuk jam tipi që mund të mbijetoj në politikën shqiptarë. Rama më tha “pse s’duhet të jetë si ty politika”. Dhe në fakt kështu e kam menduar politikën, me argumente, më njerëzore. U përpoqëm që të sjellim një ndryshim. Angazhimi në politikë ka qenë sfidë, jam vlerësuar shumë, deputete, ministre, deputete sërish. Është tamam mision”, tha Gjermeni.

Më herët, largimin nga politika e kanë njoftuar edhe Vasilika Hysi, Besnik Baraj dhe Sadi Vorpsi, të cilët kanë theksuar se i kanë lënë vend prurjeve të reja në PS.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA