Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të Luftës vendosi se viktimat e ish-liderit ushtarak tashmë të dënuar, Bosco Ntaganda do të marrin në total një kompensim në vlerën e 30 milionë dollarëve.
Gjykatësit u shprehën se Ntaganda nuk kishte burime të mjaftueshme financiare për të paguar dëmshpërblimin. Në vend të kësaj, ata ju drejtuan Fondit të Besimit të vetë tribunalit për të financuar programe në mbështetje të viktimave. Në 2020 ky fond ishte në vlerën e rreth 18 milion eurove, të rezervuara për ҫështje të tjera.
Ntaganda u dënua me 30 vite burg në vitin 2019 për akuza të vrasjeve, përdhunimeve dhe vendosjes së fëmijëve në pozicionin e ushtarëve, në kohën kur ai ishte komandant ushtarak në Republikën Demokratike të Kongos përgjatë viteve 2002-2003. Në këtë periudhë u vranë qindra njerëz dhe shumë të tjerë u detyruan të largoheshin nga vendi.
Burimi: Reuters
Top Channel