Në shpatin juglindor të Etnës është regjistruar një shpërthim i ri me një shatërvan të vërtetw llave dhe një koloni tymi 10 kilometra, thonë mediat vendase.
Hareja e pamjes spektakolare të vullkanit, tani po ia lë vendin shqetësimeve mbi këtë vazhdim të aktivitetit të tij. Etna nuk ka reshtur së gjëmuari prej javësh, dhe reja e fundit vullkanike ka qenë kaq e madhe sa ka mbuluar komunitete të tëra, mbi të cilat vullkani ka lëshuar edhe hi e gurë.
Autoritetet kanë përgatitur një plan emergjence, i cili parashikon dhe reagimin në kohë rekord lidhur me transportin. Shpërthimi i fundit madhor i vullkanit 3.200 metra të lartë ishte a i vitit 2002, që kërcënoi seriozisht qytetin e vogël të Linguaglossa.
Etna është vullkani më aktiv i Europës dhe për këtë arsye, mbetet një destinacion turistik tejet popullor. Edhe pse konsiderohet gjerësisht se ai nuk përbën rrezik për popullsinë lokale, sërish monitorohet me shumë rreptësi.
Top Channel