“Po punoja në një lavazh makinash”/ 30-vjeçari shqiptar e pëson keq, u kap në fermë kanabisi në Britani

07/03/2021 16:34

Një shqiptar i identifikuar si Edmond Gjata është dënuar me 16 muaj burg pasi u kap duke u fshehur në papafingon e një ferme kanabisi në Britani.

Arrestimi i tij u bë me 3 maj të vitit të kaluar në një shtëpi në Bradfort, ku kishte fshehur rreth 18 kg drogë, të cilat nëse dilnin në treg arrinin në vlerën e 150 mijë paundëve, shkruan media britanike.

Gjykata e Bradford tha 30-vjeçari shqiptar kishte 1.000 paund në dorë, pasaportën dhe një telefon në momentin e arrestimit. Prokurori Graham O’Sullivan tregoi se ishin 101 bimë kanabisi të mbjella në pesë dhoma.

Të gjitha u sekuestruan nga policia, të cilët shkatërruan bimët e kanabisit dhe mjetet e drogës me urdhrin e gjykatës.

Gjata i tha policisë se ishte duke punuar në një lavazh makinash kur u dërgua në shtëpi për t’u kujdesur për bimët. Avokati i tij, Abdul Shakoor, tha se Gjata mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme dhe mori premtimin për punë.

Ai pretendoi se kishte vështirësi në frymëmarrje. Gjata shpresonte se do të qëndronte në Britani pasi të kryente dënimin, por gjykatësi Andreë Hatton tha se pas lirimit, do të ndalohej si emigrant i paligjshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA