Gazetari Alfred Peza, përmes një postimi në rrjete sociale njofton se ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e vendit, Edi Rama, ditën e sotme, duke shkruar se ky i fundit i ka kërkuar ti bashkohet skuadrës së deputetëve të PS, për zgjedhjet e 25 prillit.
Peza ka vlerësuar dhe falenderuar kryeministrin por në përfundim ka refuzuar këtë kërkesë, pasi nuk është në stilin e punës së tij dhe sipas tij ka plot te tjerë PS, qe e duan me shume punën e deputetit.
“Karrigia e deputetit nuk është per mua ne këtë faze te jetes dhe aktivitetit tim!”, shkruan Peza në postim.
Postimi i plotë:
Të dashur miq!
Sapo mbarova një takim me Kryeministrin Rama dhe kam dëshirë të ndaj me ju arsyen dhe përfundimin e takimit.
Kryeministri më kërkoi gatishmërinë për të qenë pjesë e skuadrës së deputetëve, për zgjedhjet e 25 prillit 2021, duke vlerësuar kontributin tim si deputet më parë dhe si person i angazhuar në debatin publik më pas.
Më erdhi mirë që në vlerësimin e tij, ai nenvizoi se ne debatin publik kam kontribuar jo si “partizan”, po si qytetar i angazhuar. Natyrisht me bindje e kahje ne mbeshtetje te punes se kesaj maxhorance, por pa e shkelur kurre etiken dhe pa i hyre kurre ne hak partizance paleve te tjera.E falenderova Edi Ramen per kete interesim, qe e konsideroj te posacem pasi nuk eshte ne stilin e punes se tij! U ndjeva mire duke e ditur edhe qe listat jane plotesisht ne doren e drejtuesve te qarqeve, deri kur ata te vijne neser ne zyren e Rames ne PS para mbledhjes se kryesise ne mbremje.
Por refuzova:-)
I thashe kryeministrit dhe po ju’a them te gjitheve se jam ndjere i privilegjuar qe kam perfaqesuar edhe me pare, vullnetin elektoral te qytetareve ne Kuvendin e Shqiperise. Por karrigia e deputetit nuk eshte per mua ne kete faze te jetes dhe aktivitetit tim!
Une do te qendroj ne krah te Edi Rames sepse besoj tek ai dhe puna e tij, pavaresisht nga pozicioni qe mund te kem ne raport me sfidat e maxhorances qe do te rikonfirmohet me siguri ne 25 prill. Ka plot te tjere PS, qe e duan me shume se une dhe e bejne po aq mire apo me mire se une punen e depuetit, keshtu qe me shume kenaqesi vendin tim ia le kujtdo prej tyre ne Kuvendin e Shqiperise.
Mbetem si gjithmone i perkushtuar per te dhene kontributin tim maksimal, per kete familje politike, ku jam ndjere mire qe diten e pare dhe do te jete kenaqesi e krenari per mua te anazhohem krah miqve deputete, qofte ne fushate dhe qofte ne cdo sfide te terrenit pas fitores!
Urime dhe suksese te gjitheve!
Se bashku per Shqiperine!
Top Channel