Austria pezullon vaksinat AstraZeneca/ Një grua humbi jetën, një tjetër është në gjendje të rëndë

07/03/2021 19:08

Austria ka vendosur që të pezullojë vaksinat anti Covid të AstraZeneca pasi një person humbi jetën dhe një tjetër është në gjendje të rëndë pas marrjes së vaksinës.

Një 49-vjeçare humbi jetën për shkak të çrregullimeve të rënda, ndërsa një grua 35 vjeçare është në gjendje të rëndë pasi pësoi një emboli pulmonare, një sëmundje akute e mushkërive e shkaktuar nga një mpiksje gjak, shkruan Daily Mail.

Të dyja gratë raportuan probleme me shëndetin thuajse në të njëjtën distancë kohore pas marrjes së vaksinës nga e njëjta ngarkesë në klinikën e rrethit Zwettl, Austri.

Mbetet ende e paqartë se nga cila fabrikë erdhën dozat e vaksinave.

Kompania e vaksinave tha se ishte në kontakt me autoritetet austriake dhe do të mbështeste plotësisht hetimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA