Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka publikuar pamjet e eksodit të shqiptarëve drejt Italisë të ndodhur 30 vite më parë.
Në videon e publikuar nga ministrja, janë edhe dëshmitë e disa prej shqiptarëve të cilët emigruan në vitet ’90 dhe sot në Itali kanë korrur sukses.
Xhaçka thekson se ajo që s’ka ndryshuar është ndjenja e mirënjohjes për Italinë që hapën dyert në orën e dëshpërimit.
‘Këto pamje që tronditën botën mbarë, janë ngulitur fort në kujtesën e të gjithë atyre që i jetuan. Shumëçka ka ndryshuar nga ajo kohë. Shqipëria nuk është ajo e 30 viteve më parë. Komuniteti shqiptar në Itali është sot një histori suksesi. Por ajo që s’ka ndryshuar është ndjenja e mirënjohjes për Italinë e popullin italian që hapën dyert në orën tonë të dëshpërimit”, shkruan Xhaçka.
Top Channel