Kryeministri Edi Rama ndodhet në Pulia të Italisë me rastin e 30-vjetorit të eksodit të shqiptarëve drejt vendit fqinj.

Në këshillin Rajonal të Pulias,po mbahet një konferencë në memorie të vitit 1991, ku të pranishëm janë edhe ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio dhe  kreu i Rajonit të Pulias, Michele Emiliano.

Rama shprehu mirënjohje për gjithë ndihmën që Italia i ka dhënë Shqipërisë jo vetëm gjatë periudhës së eksodit, por edhe më vonë në shumë raste të tjera. Ai e ka konsideruar Italinë një avokate të Shqipërisë në çdo vend që është akuzuar.

“Ky mur është ajo çfarë i jemi mirënjohës Italisë, ai mur ka udhëhequr gjithmonë Italinë, ata kanë thënë hapur qartë. Italia është avokatja në çdo tryezë që Shqipëria është nën akuzë dhe kjo thotë gjithçka, ju jemi mirënjohës.  Ju falenderoj që më ndoqët pasi i ndjek punimet në parlamentin tuaj dhe heshtja nuk është virtyt aty. Faleminderit në mënyrë të veçantë Luigit dhe Mikeles, e thashë më përpara e po e përsëris, shqiptarët do ta mbajnë me vete këtë çast, ata që kanë parë para 30 vitesh dhe të mendojnë që janë me fat të shikojnë që gjërat kanë ndryshuar 30 vite më pas”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA