Papa Françesku: Komuniteti ndërkombëtar ka detyrë zhvillimin dhe paqen në Irak

06/03/2021 01:35

Papa Françesku, i cili qëndron për vizitë në Irak, ka deklaruar se duhet qëndruar përballë tensioneve rajonale që rrezikojnë Irakun dhe se “komuniteti ndërkombëtar ka detyrë zhvillimin dhe paqen në Irak”.

Papa mbajti një fjalim gjatë takimit të tij me presidentin irakian, Barham Salih, si dhe me liderët politik, liderët e organizatave të shoqërisë civile dhe diplomatë. “Kam ardhur në Irak për haxh”, tha Papa, i cili përshëndeti irakianët muslimanë dhe të krishterë.

Papa theksoi se Iraku është prekur nga lufta e brendshme dhe terrorizmi që kanë sjellë rrënim dhe vdekje në vend. Pasi përmendi edhe sulmet e kryera nga organizata terroriste DEASH ndaj qytetarëve ezidi, Papa tha se i dënon këto sulme. Ndër të tjera, ai bëri thirrje për solidarizim edhe kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

“Duhet t’u lëmë një botë më të mirë brezave të ardhshëm”
Duke theksuar se ndan dhimbjen me ata që kanë humbur bijtë e tyre në sulmet terroriste, Papa vlerësoi se, “Duhet t’u lëmë një botë më të mirë brezave të ardhshëm. Të jetosh në vëllazëri nevojit dialog. Llojshmëria e feve në Irak e lartësoi në një pozicion të veçantë qindra vjet më parë. Nuk mjafton vetëm rimëkëmbja e vendit. Është e rëndësishme të arrihet rimëkëmbja. Jemi lutur për vite për Irakun. Mjaft ekstremizmit dhe intolerancës.
Është e nevojshme të qëndrohet përballë tensioneve rajonale që rrezikojnë Irakun. Komuniteti ndërkombëtar ka një detyrë për zhvillimin dhe paqen në Irak”. Papa Françesku shtoi se prania e të krishterëve në Irak i ka lënë një trashëgimi të pasur vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA