Paraditja e të shtunës e gjeti KQZ-n në punë. Jo duke pritur dërguesit e listave të kandidatëve por duke testuar pajisjen dezinfektuese anti covid nga ku ata do të kalojnë mesnatën e të hënës.
Ethet e aspirantëve socialist për të pasur emrin në listë do të shtohen në maksimum të hënën pas orës 18:00 kur kryesocialisti Rama, do të mbledhë në selinë rozë shtabin elektoral e përmes zoom kësaj mbledhje do ti bashkohet edhe kryesia.
Ky do të jetë momenti renditjes përfundimtare të listës. Strategjia që po ndjek PS deri tani është qartësisht e lexueshme. Nga njëra anë shikojmë dorëheqje të disa prej deputetëve të grupit parlamentar me motivacionit “për ti hapur rrugë të rinjve” e nga ana tjetër vetë Edi Ramën duke prezantuar lojtarët e rinj në politikë por jo në moshë, të skuadrës socialiste sic ishin mjekia Najada Como dhe inxhinjeria Luljeta Bozo.
E para që hapi serinë e dorëheqjeve ishte Vasilika Hysa një figurë e respektuar në PS me kontribut të veçantë në hartimin e ligjeve të reformës në drejtësi. Arsyeja ishte për ti hapur rrugën më të rinjve.
Dorëheqja e saj u pasua nga ajo e profesorit fjalë pak Besnik Baraj.
“Nisur nga afrimet e reja në PS e për t’u krijuar hapësira atyre, kam vendosur të mos plotësoj formularin për kandidimin si deputet” shkruante Besnik Bare në rrjetet sociale.
Edhe deputeti socialist Sadi Vorpsi lajmëroi me anë të një postimi në rrjetet sociale se pas 4 vitesh kontribut si Prefekt i Qarkut Tiranë dhe 4 vitesh si deputet i Partisë Socialiste, largohet nga politika aktive.
Kam vendosur thotë Sadri Vorpsi, t’ia kaloj stafetën prurjeve të reja për t’u fokusuar më shumë tek familja ime dhe në angazhime të tjera private. Deri të hënën në hapjen rrugë të rinjve, priten dorëheqje të tjera nga grupi parlamentar socialist.
Megjithëse është deputetja më e re kuvendit Reme Lala pas dakortësisë për të garuar në listën e PS Tiranë ka dorëzuar dorëheqjen, duke ia lënë stafetën më të rinjve.
Top Channel