Dalai Lama merr dozën e pare/ Lideri shpirtëror i Tibetit bën apel: Merrni vaksinën!

06/03/2021 17:26

Dalai Lama, lideri shpirtëror tibetian 85-vjeçar, ka marrë vaksinën e parë të koronavirusit të shtunën, në një spital në qytetin verior të Indisë, Dharamshala.

Pasi mori vaksinën ai i kërkoi njerëzve të bëheshin të guximshëm dhe të paraqiteshin për tu imunizuar. “Në mënyrë që të parandalojmë probleme serioze, vaksina është e domosdoshme“, tha ai.

Mjekët që kryen edhe vaksinimin e Dalai Lamës, thanë se ai ishte mbajtur nën vëzhgim pas administrimit edhe për 30 minuta. Ata edhe konfirmuan se ai kishte zgjedhur të shkonte vetë në spital, si një njeri i zakonshëm, që të vaksinohej. Edhe 10 persona të tjerë që jetojnë në rezidencën e Dalai Lamës, po ashtu u vaksinuan.

Të gjithë ata morën vaksinën Civishield, versionin e vaksinës së Oxfordit dhe AstraZeneca-s që prodhohet nga Instituti Serum në Indi. Vendi ka konfirmuar më shumë se 11 milionë raste të koronavirusit dhe mbi 157 mijë viktima. Ai është i dyti në botë për sa i takon numrit të rasteve, pas SHBA dhe e nisi vaksinimin në janar. Dalai Lama u vendos në Dharamshala në 1959 pasi u largua nga Tibeti pas një rebelimi të dështuar kundër regjimit kinez. Kina nuk e njeh qeverinë tibetiane në azil dhe akuzon Dalai Lamën se po kërkon ta ndajë Tibetin nga ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA