Megjithëse ka një kuadër të mirë ligjor, Shqipëria edhe sot e kësaj dite, nuk i ka dhënë një zgjidhje përfundimtare menaxhimit te mbetjeve të të gjitha llojeve.

Shembjet dhe shkatërrimet për shkak të tërmetit të 2019-ës, kanë nxjerrë edhe njëherë në pah problemin madhor që vendi ynë ka menaxhimin e mbetjeve inerte. Ne ndodhemi në fshatin bregdetar Hamallaj të Durrësit.

Pamje të tilla ne i hasim në pothuaj të 12 qarqet e vendit. Plehra të hedhura gjithandej. Ironik është fakti që pranë tyre ndërtohen vila dhe resorte luksoze, ku ndoshta jetojnë edhe politikanë që kanë në dorë politik-bërjen në mbrojtjen e mjedisit tonë.

Koshat që ishin këtu i hoqën dhe nuk e dimë ku i kanë çuar. Gjithë kjo rezidenca këtu vijnë dhe i hedhin këtu mbeturinat. Më përpara vinin njerëzit e pushonin në hije pishash. Tani këtu nuk rrihet dot. Është të ikësh nga shtëpia”, thotë një banor.

Mbeturinat kanë dy muaj që nuk vjen njeri t’i pastrojë. Ne e dimë që janë banorët e resortit, pasi i njohim. Janë njerëz të ngritur me pushtet. T’i shikosh nga xhami I makinës I hedhin plehrat. Kazanët I kanë atje brenda resortit, por plehrat i hedhin këtu”.

Ne jemi bërë si në Afganistan këtu. Tani me ardhje e pranverës ndizet një erë. Vijnë edhe ata që mbledhin kanoçe dhe i çajnë qeset. Ne mbeturinat tona i hedhim tek ata dy koshat pak më tutje. Çfarë ndodh këtu, e di shteti”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA