Akuzat ndaj Kurtit, Ischinger godet Grenellin: Mandati juaj ka skaduar

05/03/2021 23:00

Ish-diplomati gjerman Wolfgang Ischinger ka reaguar ndaj deklarimeve të ish-emisarit të Donald Trump për dialogun Richard Grenell, se bashkësia ndërkombëtare nuk ka bërë të gjitha ato investime në Kosovë që të dalë dikush e ta shpërbëjë më pas atë, duke iu referuar liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti.

Ischinger në një postim në Twitter i ka thënë ish-ambasadorit Grenell se mandati i tij ka skaduar, duke e këshilluar që t’ia lejë Kosovën popullit të saj.

“Sinqerisht: ndalo përpjekjen për të ndërhyrë. Mjaft dëm është bërë. Mandati juaj ka skaduar. Lejua Kosovën popullit të Kosovës”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Grenell ditëve të fundit ka akuzuar Kurtin duke e quajtur antiamerikan dhe duke thënë se “komuniteti ndërkombëtar nuk ka investuar aq shumë në shtetin e Kosovës që Albin Kurti të vijë e ta shpërbëjë atë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA