Ushtronte aktivitetin e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin, procedohet penalisht pronari i lokalit në Bulqizë

04/03/2021 13:28
Ilustruese

Një 57-vjeçar është proceduar penalisht në Dibër, pasi ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit në ambjentet e lokalit të tij, si dhe u shpall në kërkim punonjësi, shtetasi A.D..

Policia ka sekuestruar sekuestruar 20 pajisje elektronike, 9 prej tyre ishin në gjendje pune,  ku dyshohej se ushtrohej aktivitet i kundra ligjshëm i lojërave të fatit.

Po ashtu, gjatë kontrollit u konstatua se në ambientet e lokalit ishte bërë  lidhje te paligjshme e energjisë elektrike.

Njoftimi i policisë/ Dibër

Evidentohet dhe goditet një rast i aktivitetit të kundraligjshëm në fushën e lojrave të fatit.

Sekuestrohen 20 pajisje elektronike, procedohet penalisht pronari i lokalit, dhe shpallet në kërkim policor një tjetër.

Si  rezultat i kontrolleve të shtuara për ndëshkimin e atyre personave që tentojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshëm të lojrave të fatit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në lokalin e shtetasit Q. T (N).,  në Peshkopi, kanë gjetur  e sekuestruar 20 pajisje elektronike, 9 prej tyre ishin në gjendje pune,  ku dyshohej se ushtrohej aktivitet i kundraligjshëm i lojrave të fatit.

Po gjatë kontrollit u konstatua se në ambientet e lokalit ishte bërë  lidhje te paligjshme e energjisë elektrike.

Në përfundim të veprimve hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi Q. T ( N)., 57 vjeç, banues në Peshkopi, dhe u shpall në kërkim policor shtetasi A.D., 30 vjeç,(i punësuar në lokal),  për veprat penale “Organizim i llotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”, “Vjedhja e energjisë eleketrike”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA