Najada Çomo do kandidojë për PS/ Rama mesazh mjekes: Nuk duhet të mungosh në qeveri

04/03/2021 15:05

Mjekja Najada Çomo prej marsit të vitit të shkuar u vendos në ballë të udhëheqjes së betejës me Covid 19.

Ajo drejton spitalin Covid 1, duke u përballuar çdo ditë me sfidën e shpëtimit të jetëve të pacientëve. Një betejë konstante bashkë me kolegët e saj heronj të heshtur të kësaj lufte,  për të cilën Najada Como,  thotë se nuk mungojnë lotët kur ata nuk ia dalin dot.

Kryeministri Edi Rama e quajti Komandante të vijës së zjarrit duke i kërkuar që zëri i saj të mos  vij vetëm përmes intervistave televizive por edhe nga salla e parlamentit si deputete e ardhshme në grupin parlamentar socialist.

Top Channel mëngjesin e kësaj të Enjeteje raportoi se ishte vetë kryeministri Rama që përmes një telefonate disa ditë më parë, i kishte kërkuar OK-in e mjekes Najada Como për tu bërë pjesë e skuadrës të 25 Prillit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA