Gjekmarkaj në Open: Partitë e vogla janë kamikaze të qeverisë, por në fund do të vetëvriten

04/03/2021 21:49

Analistët Carlo Bollino dhe Argon Gjekmarkaj janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme në emisionin Open, ndërsa po trajtohet tema e të pavendosurve për zgjedhjet e 25 prillit.

Gjekmarkaj u shpreh se partitë e vogla janë kamikazët e qeverisë, por në fund ato do të vetëvriten.

Debati mes tyre:

Gjekmarkaj: Jam dakord me Entonin që partitë e vogla janë kamikaze të qeverisë, por në fund kam frikë se do të vetëvriten në fund. Ti në CV ke rekorde se ke përgënjeshtruar orën e vjedhur, për të ndyrë vizitën e Bushit në Shqipëri.

Bollino: Fake news është në partinë tuaj, kjo është shpifje zyrtare, unë jam thjesht një gazetar.

Gjekmarkaj:  Ti kur do t’i gjesh diçka edhe kur s’ekziston e bën. Ti krijon një lajm që s’ekziston. Unë jam skeptik ndaj sondazheve.

Gjekmarkaj: Të pavendosur ka por nuk ka arsye që të pavendosurit t’i marrë qeveria. Sot për shembull Rama i ka bërë ftesë Çomos, e para tha që ishte një militante por një mjeke e nderuar por shkarkoi nga puna Manastirlium e Beqajn, sa do të jetë ai i besuar? Kush do e joshë elektoratin gri? Opozita.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA