Historia e lavdishme e Partizanit është e lidhur ngushtë edhe me kompleksin e dikurshëm pranë 21 Dhjetorit në kryeqytet.
Ky do të jetë edhe fokusi i këtij dokumentari, për një kompleks historik që sot i janë fshirë gjurmët nga babëzia e ndërtuesve me pushtet.
Deri në vitin 1972 klubi ndërroi disa herë selinë. Në fillimet e veta, u vendos në disa kazerma pranë shkollës së gjuhëve të huaja, më pas pranë postës qëndrore e mandej në rrugën e Durrësit pranë ambasadës jugosllave.
“Me interesimin e Ministrisë së Mbrojtjes, klubi me interesimin e ministrit Beqir Ballukut dhe shefit shtabit Petrit Dume që kanë qenë shumë dashamirës të sportit ushtrisë vendosën të ndërtonin te fusha aviacionit një kompleks të ri” u shpreh Isa Tare, Ish-Drejtor i Shumësportëshit Partizani
Në vitet ’70, klubi dominonte arenën sportive në vend. Shpërblimi nga udhëheqja e kohës ishte ndërtimi i një kompleksi modern në rrugën “Frosina Plaku”. Dikur, italianët e kishin shpronësuar truallin dhe kishin ndërtuar fushën e aviacionit.
“Në vitin ‘72 u ndërtua ajo dhe sa e mbaj mend unë lart futën në një kat aviatorët studentët dhe klubi ishte i Partizanit, ishte sukses shumë i madh, gjithë ajo palestër atje, gjithë ato terren sportive, klub modern, se kishte njeri atë klub” u shpreh Bujar Labinoti, Ish Drejtor i Partizanit
“Si fillim, këta morën një specialist që është marë me zgjerimin e stadiumit Qemal Stafa, Irfan Tërshana, inxhinier që merrej me terrenet sportive. Dhe për ta maskuar, se kishin frikë nga qeveria, sidomos nga kryeministri Mehmet Shehu dhe merrte vesh që e bënë si hotel për pilotët, dhe kur mbaroi kompleksi aty ku rrinim ne ishte dhe një grup pilotësh për justifikim. U bë një kompleks modern për të gjitha sporte, me palestra etj, ishte diçka e jashtëzakonshme” u shpreh Isa Tare, Ish-Drejtor i Shumësportëshit Partizani
“Ishte një klub modern, për atë kohë, që i kishte të gjitha, kishte saunë, masazh, palestër, gjimnastike, radiamatorizmin, ciklizmin, qitjen, të gjitha c a mund të ketë sporte në botë ai klub i kishte” u shpreh Ledjo Pano, Ish-Futbollist i Partizanit
“Gjithë kujtimet e mia të sportit aty janë se aty fillova ishte komleks shumë i bukur dmth, në atë kohë Partizani kishte një ambjent si të thuash fantastik të asaj kohe dhe për vetë faktin se ishin të gjithë mbeledhur aty, sporte, atletikë, qitje, shtangë, ping pong, të gjithë bashkë” u shpreh ish-futbollisti i Partizanit, Ylli Shehu
Ai kompleks, do të ishte qendra gravitacionale e sukseseve të disa prej yjeve më të mëdhenj të sportit. Në 30 vite si kujdestar i terreneve të Partizanit, Bajram Ferra, ka pritur e përcjellë shumë figura historike të sportit, shumë fëmijë që nga ëndërrimtarë, u shndërruan në yje.
“Unë ke Partizani kam punuar tërë jetën puëntor fushe, me ekipin kam qenë puntor. Partizani ka qenë te 21 Dhjetori, ka qenë alamet klubi, kemi pasur tre fusha. I mbaja të tre fusha, i lagsha me ujë, cdo gjë, cdo gjë e kam mbajt unë” u shpreh Bajram Ferra, Mirëmbajtës i terreneve sportive.
Emisioni i plotë:
Top Channel