Demi Moore i tregoi fansave fytyrën e saj natyrale, disa javë pasi ndjekësit u shokuan nga pamja e saj në shfaqjen e Fendi në Javën e Modës në Paris.
Ndjekësit thanë se Demi “nuk njihen më” pas ndërhyrjeve që ka bërë.
58-vjeçarja ndau në Instagram një foto pa grim, ndërsa ishte shtrirë pranë qenit të saj Merple. Lëkura e saj duket pa rrudha, dhe aktorja vërtetoi se mollëzat e ekzagjeruara që ajo kishte gjatë hapjes së shfaqjes së Javës së Modës në Paris të Fendi më 27 janar ishin vetëm falë konturimit të rëndë me make-up.
Artistja shqetësoi fansat kur panë fotografitë nga shfaqja e modës së lartë të Fendit Pranverë-Verë 2021. Fotot treguan se Demi nuk dukej aspak si zakonisht, ndërsa linjat e saj të mollëzave shfaqeshin më poshtë në fytyrë, duke bërë të dyshohet se ka bërë ndërhyrje të ekzagjeruara estetike, ndërkohë që ishte grimi që i dha këtë pamje të pazakontë.
Top Channel