24/11 20:21
Një murgeshë është kthyer në një nga imazhet më të komentuara të ditës së sotme pas gjestit të bërë nga ana e saj.
Ajo është gjunjëzuar duke iu lutur që protestuesit në Mianmar të mos goditen nga policia.
Pamjet që qarkullojnë tregojnë murgeshën që u lutet forcave blu në gjunjë që të mos qëllonin të rinjtë që po protestonin paqësisht.
Motra Ann Nu Thaëng, është bërë imazhi i dëshirës për liri në vendin i cili është nën kontrollin e ushtrisë që nga 1 Shkurti dhe u ka marrë jetën të paktën 18 personave.
Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për lirimin e drejtueses së vendit dhe rikthimin e normalitetit. Gjeneralët e ushtrisë thonë se 75-vjeçarja po e mbante pushtetin me vota të vjedhura.
Top Channel