Mungoi në votimin për Ballukun, Balla: Për Spiropalin vendos Grupi i PS, deputetja i përgjigjet: Taulant, mblidhe pa vonesë… 25/03 00:07
Mjeku dhe ish-deputeti i PD-së, Halim Kosova komentoi edhe koalicionin mes PD-së dhe LSI-së, mbrëmjen e sotme në emisionin Open.
Ai theksoi se PD nuk duhet të varet nga partitë e tjera me të cilat është në koalicion dhe se duhet t’i ketë numrat e plotësuar për qeverisje.
“Nëse PD do të ketë numrat e vet mund të fusë të tjerë por nëse do të varet nga parti të ndryshme dhe qenia e kryetarit do të varet nga puna e secilit nga ata, nëse do të tentojë për të hequr një se i rrezikohet karrigia dhe për hir të karriges të gjithë kanë mbyllur sytë. Do të doja që PD t’i kishte numrat për qeverisje”, tha Kosova.
Top Channel