Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 379 vdekje të reja nga koronavirusi.
Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se me 4.703 rastet e reja në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 3.760.671 ndërkohë me 379 vdekje numri i viktimave ka arritur në 86.829.
Në spitale vazhdojnë trajtimin 25.430 persona, prej të cilëve 3.544 në kujdes intensiv. Ndërkaq, me 829 të shëruar, numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 258.384. Norma e rezultateve pozitive të testeve për COVID-19 është rritur në 7.3 për qind.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 2.974.019 ndërsa 1.586.842 prej tyre kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.
Top Channel