Bien infektimet në botë/ A po i afrohet fundit pandemia e Covid 19?

02/03/2021 16:34

Shumë njerëz i druhen mutacioneve dhe një vale të re të Covid 19, por niveli i infektimeve në mbarë botën praktikisht është në rënie.

Me afrimin e pranverës, të shumtë janë ata që e kanë humbur durimin me masat e ashpra kundër pandemisë, presin momentin e vaksinimit dhe rikthimin në normalitet. OBSH thotë se askush nuk mund ta parashikojë me saktësi se kur do të përfundojë pandemia, me disa zëra që e çojnë atë deri në 2022-shin.

Por ndërkohë, në të gjithë globin ka një ulje të rasteve të reja sipas mediave gjermane, dhe arsyeja për këtë nuk mund të jenë vaksinimit sepse vetëm një përqindje shumë e vogël e popullsisë është imunizuar deri tani. Është e qartë se masat e higjenës dhe distancimit social kanë bërë punën e tyre. Disa kërkues sakaq kanë hedhur idenë se për shkak të mutacioneve të shumta të pësuara, në periudhën afatmesme, virusi mund të jetë dobësuar.

Një ekip studiuesish të universiteteve të Atlantës dhe Pensilvanisë publikuan një hulumtim sensacional në revistësn Science, në të cilin parashikonin se mutacionet shumë shpejt do të bëjnë që koronavirusi të kthehet nga pandemik në endemik, dhe këtë proces pritet ta përshpejtojë edhe vaksinimi. Eksperiencat e mëparshme me gripin kanë treguar se incidenca e infeksionit ka shumë gjasë që në një pikë të caktuar, të bjerë menjëherë thotë Klaus Stöhr, epidemiologu që drejtoi programin global të gripit të OBSH-së dhe kërkimet për Sarsin. Këtu, ai kujton sesi pandemia vdekjeprurëse e gripit aziatik në vitin 1957 vrau 4 milionë vetë dhe gripi i Hong Kongut në 1968 që mori 3 miloionë jetë njerëzish, që të dy u zhdukën po aq shpejt sa ç’ishin shfaqur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA