Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, në një konferencë për shtyp u shpreh se Shqipëria i ka bërë detyrat për zhvillimin e konferencës së parë qeveritare!
Varhelyi tha në fjalën e tij se sfidat për Shqipërinë kanë qenë të shumta, kjo për shkak të pandemisë që ka përfshirë botën por edhe tërmetit që goditi vendin më herët.
Varhelyi i ka kthyer një përgjigje kritikave të kryeministrit Edi Rama se Shqipëria u la në harresë nga BE-së sa i përket vaksinave anti-COVID.
Sa i takon zgjedhjeve të 25 prillit, Komisioneri Europian për Zgjerimin theksoi se ato do të jenë një provë për të parë funksionimin e demokracisë shqiptare.
Pjesë nga fjala e Komisionerit Varhelyi:
Dëshiroj të përgëzoj dhe të plotësoj disa gjëra. Dua të tërheq vëmendjen për faktin që Shqipëria jo vetëm ka vuajtur me pandeminë, por iu desh të përballej me një tërmet të fortë. Sfidat janë të jashtëzakonshme dhe vazhdojnë të jenë të tilla. Shqipëria po jep rezultate dhe po mban premtimet. Jo vetëm që ka mundur ta bëjë këtë gjë por edhe ka dhënë rezultate qoftë në shtetin e së drejtës por edhe në çështje të tjera. Dua të përsëris se në procesin e vettingut, meqë po ecën fuqishëm, me Gykatë Kushtetuese me Gjykatën e Lartë. Gjithçka është përmbushur për konferencën e parë ndërkombëtare.
Kemi diskutuar edhe për krizën e pandemisë. Kemi sjell mbështetje në Ballkanin Perëndimor. Mendoj se është kontributi ynë për rimëkëmbjen. Natyrisht sot ne nuk flasim më për maskat por kryefjala është vaksina. Shtetet anëtare kanë probleme për të marrë vaksinën. Ne po punojmë shumë që të arrijmë ti marrim këto vaksine dhe ti çojmë në këto rajone. Do të ketë një shpërndarje të parë nga Covax në Shqipëri.
E dimë që së shpejti do ketë zgjedhje parlamentare. Shprehëm shpresën se do jenë të lira e të ndershme, do kemi provën e parë të funksionimit të demokracisë shqiptare. Inkurajuam Shqipërinë të mos ndalojnë së punuari edhe gjatë fushatës, sepse rezultatet janë të rëndësishme për të bindur shtetet anëtare për të çelur negociatat.
Top Channel