Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Bruksel është takuar edhe me kreun e PE-së David Sassoli.
Rama ndodhej këtë të hënë, data 1 mars në Bruksel, në kuadër të Këshillit të 11-të Stabilizim Asocimit.
Në një konferencë për shtyp, së bashku me Josep Borell, zëvendës president i Komisionit Europian dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ai shprehu pakënaqësinë e vendit tonë për lënien mënjanë të rajonit për shpërndarjen e vaksinës, por nga ana tjetër ai tha se është i lumtur që Covax ka nisur t’u japë vendeve dozat e para të vaksinës.
Kryeministri gjithashtu foli edhe për integrimin e vendit në BE, duke thënë se Shqipëria sipas tij i ka përmbushur detyrat për konferencën e parë ndërqeveritare.
Top Channel