Në një konferencë për shtyp, Josep Borell, zëvendës president i Komisionit Europian tha se Shqipëria ka bërë progres në zbatimin e Reformave, teksa dha edhe një mesazh për të gjitha partitë politike në vendin tonë.
Borrell tha se në listat e kandidatëve për deputet duhet të kenë persona me integritet të lartë, e ndërsa theksoi se duhet të ketë prioritet të gjitha palët politike prioritet integrimin në BE.
Borell tha se Shqipëria është një partner kyç për BE dhe një partner i besueshëm dhe një shembull për rajonin
Pjesë nga fjala e Joseph Borrell:
Jam shumë i kënaqur që kam pasur mundësinë ti urojë mirëseardhjen Kryeministrit Rama në këtë takim. Përpara se të hyjmë në hollësi më lejoni të theksoj, Shqipëria është një partner kyç për BE, është një partner i besueshëm dhe një shembull për rajonin. Shqipëria është 100% në përputhshmëri të plotë me vendimet.
Ju jeni një shembull në Ballkan dhe s’mund ta themi këtë për të gjitha shtetet e tjera.
Do vazhdojmë t’ju ndjekim në rrugëtimin tuaj drejt BE, për pasojat pas tërmetit, rimëkëmbjen.
Ne përgëzuam Shqipërinë për këmbënguljen për të ecur përpara me reformën, në veçanti për shtetin e të drejtës. Inkurajojmë Shqipërinë të vazhdojë me këto reforma, sepse janë për të mirën e Shqipërisë.
Në zgjedhjet e 25 prillit, theksojmë që emrat e kandidatëve të jenë me integritet, është një nga aspektet kyçe, ne kemi një mesazh për të gjitha palët politike, integrimi në BE duhet të jetë një objektiv i të gjithëve, polarizimi i skajshëm nuk është i mirë dhe nuk është në interesin e shqiptarëve, por presim që të organizojmë konferencën e parë ndërqeveritare pas kuadrit negociues.
Top Channel