Përplasja fatale e dy mjeteve në autostradën Levan-Vlorë i morri jetën dy të rinjve.
I pari, 18 vjecari, Ermir Tare nderoi jetë menjëherë në vendin e ngjarjes, i bllokuar në automjetin që u përgjysmua nga goditja e fortë në rrugë. Dhe i dyti 20 vjecar Fori Duraj humbi jetën më pas, ndërsa tre të rinj të tjerë janë në gjendje të rëndë në spital.
Policia arrestoi një 40 vjecar nga fieri sepse në gjendje të dehur dhe me shumë shpejtësi shkaktoi aksidentin fatal. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes tregojnë se makina tip benz ku udhëtonin 5 persona ishte ndalur në një nga xhepat e pushimit në anë të autostradës.
Makina e tyre është goditur nga pas me forcë shumë të madhe nga një tjetër mjet benz nga fieri, për pasojë makina e parë është zhvendosur dhjetëra metra tej dhe është shtypur deri në gjysmën e saj. Kalimtarët në pritje të shërbimeve të ndihmës së shpejt janë munduar të nxjerrin të rinjtë nga makina, por për 18 vjecarin ishte pamundur.
Të parët në vendin e ngjarjes ndaluan pasagjerët e një autobusi që lajmëruan edhe policinë.
Me mbërritjen e forcave të rendit, është bërë edhe mbyllja e autostradës për të evituar aksidentet e tjera.
Shoferi që shkaktoi aksidentin pësoi vetëm dëmtime të lehta dhe është ky që shikoni në këto pamje. Ai shtëpi për shkak se funksionuan airbag-et e automjetit. ishte ende nën efektin e alkoolit kur ka mbërritur policia në vendin e ngjarjes.
Top Channel