Procesi i digjitalizimit në shkolla/ Ministrja e arsimit: Kemi përmirësuar shërbimet

01/03/2021 15:50

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi thotë se nëpërmjet derregullimit dhe digjitalizimit, tashmë ofrohen më shumë lehtësi në ofrimin e shërbimeve publike.

Sipas Kushit, është rritur numri i shërbimeve arsimore më portalin qeveritar “e-albania”.

Nëpërmjet një postimi në faqen e saj në “Facebook”, ministrja thotë se “falë procesit të derregullimit të ndërmarrë përgjatë këtij mandati nga qeveria shqiptare janë hequr deri më tani 168 dokumente nga 254, të cilat përbëjnë rreth 66% të totalit të dokumenteve që i kërkoheshin më parë qytetarëve“.
Ndërkohë, reforma e digjitalizimit të shërbimeve publike ka bërë që sot të ofrohen nëpërmjet portalit qeveritar ‘e-Albania’ 34 shërbime arsimore, duke ndihmuar kësisoj qytetarët të kursejnë kohë e para, si dhe të shmangin burokracitë e tepërta“, shton më tej Kushi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA