Kryeinspektorja e IKMT, Dallëndyshe Bici, ka nisur një tur takimesh me strukturat vendore në të gjithë Shqipërinë.
Ndalesa e saj e parë ka qenë Kukësi, ku është zhvilluar takimi i parë i këtij turi, me kryetarin e bashkisë Safet Gjici.
Mbrojtja nga ndërtimet e paligjshme, kujdesi për mjedisin, bashkëpunimi i fortë mes pushtetit qendror dhe vendor, por sidomos ndërveprimi i këtyre strukturave me qytetarët, kanë qenë në thelb të takimeve të sotme.
Bici, ka ofruar dhe ka gjetur gadishmëri të plotë për çuarjen më tutje të bashkëpunimit mes strukturave, ligjit dhe qytetarëve. Takimet e saj do të vazhdojnë në të gjitha qarqet dhe me të gjitha strukturat vendore, për shkurtimin e burokracive dhe afrimin e ngushtë me problematikën e qytetarëve.
Top Channel