Inertet, problemi i Durrësit/ Po hidhen në anë të rrugëve, edhe në zonat turistike

01/03/2021 15:13

Procesi i rikonstruksionit të banesave dhe godinave të tjera të dëmtuara nga tërmeti, por krijon një tjetër problem, atë mjedisor.

Buzë rrugës dhe në hapësirat pranë pallateve të banimit janë krijuar vatra ndotjeje për shkak të inerteve dhe mbetjeve të tjera që hidhen mbi to.

Kjo është rruga që të çon bregdetin e Hamallajt e cila me ngrohjen e motit po frekuentohet shumë nga pushuesit vendas.

 “Na shqetësojnë shumë se i prishin dhe i hedhin këtu. Shkoni te hidrovori se dhe atje ka shumë mbeturina.”

“Të gjithë fermerët kanë probleme me mbetjet. Rruga kryesore kjo ka qenë dhe para disa ditësh e kanë hapur, se nuk kalohej as me kamiona, as me zetor. Janë ankuar disa herë, por asgjë.”

Edhe në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, inertet janë kthyer në shqetësim, pasi nuk tërhiqen dhe shpesh qytetarë të papërgjegjshëm shtojnë ndotjen duke depozituar edhe mbetje urbane mbi to.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA