Golden Globes mbahet në Zoom/ Ceremonia, triumf i aktorëve me ngjyrë

01/03/2021 13:50

Edicioni i 78 i Çmimeve “Globi i Artë” u spostua nga janari në 28 shkurt për shkak të pandemisë.

Fituesit e çmimeve, edhe ata në shtëpitë e tyre, e mësuan gjithçka përmes zoom-it. Nominimi në 25 kategori nga kinemaja dhe televizioni, ishte bërë që në 3 shkurt.

Dy çmimet e para iu ndanë dy aktorëve me ngjyrë, që të dy britanikë në role dytësore, Daniel Kaluuya, për filmin Judas and the Black Messiah, dhe John Boyega, per Small Axe. Çmimi ndoshta më I duartrokitur i mbrëmjes ishte ai i aktorit më të mirë protagonist që shkoi të të ndjerin Chadwick Boseman, i cili u shua në muajin gusht në moshën vetëm 43 vjeçare nga kanceri.

Por përpara kësaj, kishte arritur të shkëlqente me performancën e tij të jashtëzakonshme ne Ma Rainey’s Black Bottom, dhe vlerësimi i mbërriti edhe postmortem. Aktorja më e mirë gjithashtu është një afroamerikane, Andra Day per The United States vs. Billie Holiday.

Një përgjigje e drejtpërdrejtë kjo ndaj akuzave që kanë përfshirë l’Hfpa (Hollywood Foreign Press Association), shoqata e gazetarëve të huaj që dorëzon çmimin e drejtuar nga Ali Sar, dhe e akuzuar për mospërfshirje dhe mungesë transparence, pasi mes 87 anëtareve të saj nuk ka asnjë person me ngjyrë. Vetë  Tina Fey e Amy Poelher e vunë në lojë këtë fakt: Hfpa përbëhet nga gati 90 gazetarë jo me ngjyrë dhe disa prej tyre mund të jenë fantazma”, ishte batuta e tyre.

Ashtu sic ishte parashikuar, The Crown me 6 kandidatura u shpall seriali më i mirë televiziv dramatik, çmimi i filmit më të mirë shkoi për Nomadland, regjisorja më e mirë u shpall Chloé Zhao, komedia më e mirë ishte Borat e Laura Pausini fitoi çmimin e këngës më të mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA