“Alo! Ca ka nai gjo anej?”/ Rama publikon foton nga Brukseli pas konferencës me zyrtarët e BE
01/03/2021 16:25
Kryeministri Edi Rama këtë të hënë nodhet në Bruksel, ku zhvilloi takime me zyrtarë të lartë të BE për integrimin e Shqipërisë dhe krizën e pandemisë së koronavirusit.
Por menjëherë pas konferencës për media me dy zyrtarët e lartë të BE, Josep Borrell dhe Oliver Varhelyi, kryeministri Rama ka publikuar një foto në “Instagram”, ku shfaqet duke folur në telefon dhe i ulur diku.
“Alo! Ca ka nai gjo anej? Bruksel”, shkruan kryeministri përbri fotos.
Top Channel