
24/02 19:13
Për shumicën e njerëzve, krijimi i plakut prej dëbore është punë e vështirë, por një familje në Kolorado e çoi këtë “sport” në një tjetër nivel.
Morn Mosley dhe pesë vëllezërit e motrat e tij kaluan dhjetë orë duke punuar për të krijuar gjarprin prej bore që mahbiti vendasit.
Puna e familjes fitoi popullaritet në vitin 2019 pasi skulptura e tyre tigër u shpërnda gjerësisht në mediat lokale. Gjarpri ka një gjatësi prej rreth 23 metrash dhe është në kopshtin para shtëpisë së nënës së tij. Grupi krijoi formën e kafshës përpara se të përdorte bojë me llak për të shtuar ngjyrën dhe hijen.
Top Channel