Vaksinimi i gjysheve dhe gjyshërve mbi 80 vjeç vijon edhe sot në qendrën e vaksinimit në Arenën Kombëtare.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu vizituan të moshuarit që po vaksinohet ditën e sotme. Manastirliu theksoi se janë mjekët e familjes që kanë sjellë kartelat mjekësore të të moshuarve që po vaksinohen.

Ministrja tregon se deri më tani janë vaksinuar 800 të moshuar dhe se totali të gjithë vaksinuarve bashkë më bluzat e bardha sot shkon në 13.000. Për sasinë e re të vaksinave që priten të vinë zonja Manastirliu bëri këtë shpjegim.

Ajo tha se brenda 10 ditëshit të parë të marsit priten të vijnë edhe 14 mijë vaksina të AstraZenecës nga COVAX me të cilat do të vaksinohen personat nën 65 vjeç.

“Vijojmë vaksinimin e stafeve mjekësore. Arrijmë në mbi 13 mijë vaksinime. Jemi duke përgatitur vaksinatorët e rinj. Trajnimi do bëhet në Arenën Kombëtare. Ditën e nesërme presim 15 mijë vaksina nga Pfizer dhe brenda 10 ditëshit të parë të marsit presim dhe 14 mijë vaksina të AstraZenecës nga COVAX dhe do fillojmë nën 65 vjeç në targetin e vendosur nga ISHP”, tha Manastirliu.

Kurse Rama tha se me mbërritjen e dozave nga AstraZeneca do fillojë vaksinimi edhe për mësuesit.

“Nesër mbërrijnë 15 mijë doza nga Pfizer dhe brenda dy javëve të para të marsit COVAX ka konfirmuar më në fund, nisjen e furnizimit me vaksinën AstraZeneca, të cilën do ta fusim menjëherë në procesin e vaksinimit të mësuesve. Sfida është të garantojmë një sasi të konsiderueshme dhe të kemi lajme të mira shumë shpejt. por mos të flasim përpara kohe”,  theksoi Rama.

Nesër mbërrijnë 15 mijë doza të tjera Pfizer dhe brenda dy javëve të para të marsit COVAX ka konfirmuar nisjen e furnizimit me vaksinën AstraZeneca, të cilën do të futet menjëherë në veprim procesi i vaksinimit të mësuesve.

Duhet të kujtojmë se vaksina e Astrazaenecas nuk është aprovuar për personat mbi 65 vjeç.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA