Inter merr 3 pikë/ Mundi Genoa-n. Atalanta fiton ndaj Sampdorias

28/02/2021 19:25

Interi vijon me serinë e fitoreve në Serinë A.

Në San Siro skuadra zikaltër fitoi me lehtësi ndaj Genoas 3-0 duke bërë një tjetër hap përpara në rrugën drejt titullit në kampionatin italian.

Vetëm 33 sekonda i mjaftuan Interit që të marrë avantazhin në këtë ndeshje me të zakonshmin Romelu Lukakun. Pjesa e parë u mbyll me këtë avantazh 1-0 të interit që vijoi dominimin e tij pas pushimit të ndeshjes.

Darmian shënoi golin e dytë pas një pasimi të sulmuesit belg, ndërkohë që Alexis Sanchez që sapo hyri në fushë shënoi golin e tretë, një gol që u konfirmua nga sistemi VAR me kilianin që fiksoi shifrat në 3-0 për skuadrën e Interit.

Atalanta reagoi pas zhgënjimit të pësuar në Ligën e Kampioneve ku u mund nga reali i Madridit dhe kthehet te fitorja. Skuadra bergamaske mundi në këtë ndeshje të Serie A Sampdoria në fushën e kësaj të fundit me rezultatin 2-0.

Ata që vendosën fatin e kësaj ndeshjeje në favor të skuadrës së Gasperinit ishin Malinovski dhe Gosens që shënuan nga 1 gol në secilën pjesë të kësaj sfide duke i dhënë 3 pikë të rëndësishme Atalantës.

Në ndeshjet e tjera të Serie A, udinese fitoi ndaj Fiorentinës 1-0, ndërsa Crotone u mund në shtëpi nga Cagliari 2-0.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA